Maqedoni
Zhernovski: Prokuroria speciale ta kryejë punën e saj
04.09.2016 13:30
Maqedonia nuk mund të ketë në të ardhmen politikanë të përgjegjshëm, derisa ata që kanë bërë kriminalitet nuk përgigjen...

Kështu ka deklaruar kryetari i komunës qendër Andrej Zhernovski në intervistën e përjavshme për Radion Evropa e Lirë.
“PSP është faktori kyç në veprimin e partive politike sot në Maqedoni. Thellë jam i bindur se pa përfundimin e procesit që PSP ka filluar, nuk mund të kemi tejkalim të krizës në të cilën u gjend Maqedonia. Nuk mundet Maqedonia nesër të ketë politikanë të përgjegjshëm, derisa këta që kanë bërë kriminalitet nuk përgigjen për kriminalitet”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i komunës qendër.
Prokuroria speciale patjetër që deri në fund të çojë punën dhe kuptohet që ajo të kalojë në institucionet gjyqësore, ka nënvizuar kryetari i komunës qendër Andrej Zhernovski.
NAIM RAMADANI
