Maqedoni
Shën Tereza, a i luten shqiptarët asaj?
04.09.2016 13:56
Trashëgimia shpirtërore e popullit shqiptar, në gjenezën e identitetit përshfaq elementet e fuqishme të vetëflijimit e bujarisë...

Trashëgimia shpirtërore e popullit shqiptar, në gjenezën e identitetit përshfaq elementet e fuqishme të vetëflijimit e bujarisë, vlera që sot marrin dimensione hyjnore dhe bota ka vendosur ti shenjtëroj.
Nën Tereza që sot mban kruspull botën me vepën dhe mprehtësin e fjalëve , mençurin dhe fuqinë e këshillave që ngritën dinjitetin e njerëzve të varfër e bonjak, për botën e kirshter është bër udhërrëfyese e rrugës për tek Zoti, por përskaj dimensionit njerëzor të humanistes shkupjane, sa besojnë shqiptarët në shenjtërin e Nën Terezës?
Në vendlindjen e saj Shkupin, aty ku nga nën Dranja mësoi të shëroj plagë e ti trajtoj me mirësi të varfrit, komuniteti relativisht i vogël katolik që krenohet me shenjtoren shqiptare sot mbajnë brengën e mungesës së një prifti shqiptar.
Ndërsa besimtaret e krishter në Shqipëri më shumë se shenjtëris së nën terezës i besojnë veprës së saj të pakrahasueshme.
“Patjetër edhe ajo është shenjtër si të tjerët, me qen se është shenjtëruar dhe ka bër shumë për të varfrit dhe jetën e saj e ka flijuar për të varfrit, ka bër shumë për të varfërit dhe është e shenjtë si të tjerët”...
“Nuk ekzsiton njeri si Nënë Tereza dhe i lutem por jo edhe aq shumë sa Zonjes së Bekume”...
“Besoj te vepra qe ka bër Nënë Tereza dhe faktet kan treguar se me besim mund të arrihet dhe të shkohet gogja mirë, shpesh herë fokusohemi te ana fizike dhe sherimi fizik por mos të harrojmë se ka edhe sherim shpirëtror që Nënë Tereza ua ka mundëuar shumë njerëzve”...
“Unë i kërkoj asaj që të paktën të më ndihmoj ti përngjaj asaj , duke e imituar pak a shum atë mund ti përngjajmë Krishtit sepse qëllimi jonë është Krishti dhe të shenjëtit e kanë këtë”...
“Besoj shume , e di pse besoj, une kur e kam takuar Nën Terezën, erdhi nje baba me djalin 18 vjeq , nuk fliste nuk ecte, dhe ju lut me ndihmo se kete djalë kam, Nën Tereza tha unë nuk mundem të ndihmoj, dhe i vuri dorën mbi kokë dhe ju lut Zotit, ju ndoshta nuk e besoni këtë mrekullin që beri Zoti , ai foli baba, dhe filloi të ecte, të gjithë që ishim aty filluam të qajmë” thanë qytetarët e anketuar.
Vajza 18 vjeqare qe iu dorzua kauzës humane, duke u ndar nga gjiri i familjes se pasur per te udhëtuar drejt Kalkutes se farferuar e te mjeruar, me shumë bonjak e te semur nga lebroza, jo gjithmonë është admiruar për veprën e saj, si çdo misionar tjetër i tokës edhe ajo u sulmua nga kritikat për keqpërdorimin e fondeve dhe qëndrimet selektive për abortin.
“Të gjith mund të gabojmë pa dashur, është e mundshme që edhe Nënë Tereza is çdo person tejter sishte e përsosur, por me siguri se vullneti saj ishte gjithmonë vullnet i mirë, nese ka gabuar sigurisht se me qellim të mirë, jo me qellim e keq, por le të shohim gjithmonë aspektin pozitiv te çdo person sidomos te Nënë Tereza që ka bër shumë punë të mirë.
Një tjeter i tha Nën Terezës , unë as për 1 milion dollar nuk do bëja këtë punë, përgjigja e saj ishte as unë sdo ta bëja, kjo është pyetja që duhet të bëjmë kur flasim për Nën Terezën, pse e ka bër këtë punë?
Pikërisht sepse shtë besimtare e fortë dhe kishte dashuri të veqantë për Zotin në emër të së cilit bënte këto vepra, Nën Tereza na mëson se nuk ka dashuri të vërtetë për Zotin pa dashuri për njerëzit, dhe smund të kemi dashuri për njerëzit pa pasur dashuri për hyjet”, tha një prift.
