Maqedoni

Nëna që u bë Shenjtore

04.09.2016 14:33

Sot po ju dorëzoj këtë figurë emblematike! Ajo qoftë modeli juaj i shenjtërimit! Ndoshta do të jetë e vështirë ta thërrasim Shën, por Shënjtëria e saj është kaq pranë nesh! Një Nënë që u bë Shenjt!”...

Këto ishin disa nga fjalët e Papa Françeskut në cermoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Ai përcolli mesazhe dhembshurie.
 
“Vullnetarët nuk presin as falenderime, as mirënjohje. Secili prej nesh mund të thotë se sikurse Zoti erdhi të më takojë kur kisha nevojë, ashtu edhe unë po eci drejt Tij dhe dua t’u shkoj në ndihmë atyre që kanë nvojë, familjeve në krizë, të sëmurëve, të burgosurve, të dobtëve, emigrantëve, minorenëve të braktisur, ashtu sikurse edhe të moshuarve. Kudo qoftë një dorë që kërkon ndihmë, aty duhet të jetë prania jonë, dora e Kishës që mbështet dhe dhuron shpresë. Nënë Tereza ka qenë bujare, duke mundësuar pranimin për të gjithë dhe të mbrojtes së jetës njerëzore. Ajo është përkul mbi përsona që ishin braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti”, vijoi ai.
 
Të mbajmë në zemër buzëqeshjen e saj  vijoi Ati i Shenjtë, dhe ta hapim zemrën për njerëzit që kanë humbur shpresën. Ndërkohë, si për të shuar çdo dyshim dhe diskutim për prejardhjen e saj, lutja e parë në meshën e shenjtërimit u mbajt në gjuhën shqipe.
 
Motrat misionare që ju bashkuan shenjtores, janë të lumtura për shenjtërimin e saj.
 
“Jemi shumë të lumtura. Jemi të bekuara me këtë shenjtërim sepse e dimë që nëna është në qiell duke u lutur për ne të gjithë. Bekimi I saj do të na prekë të gjithëve, në gjithë botën. I jemi falenderuese zotit”, tha motër Laisa, asistente gjenerale e misioneve ndërkombëtare të Nënë Terezës.
 
“I jam shumë falenderuese perëndisë dhe jam e lumtur për  nënën tonë . unë kam punuar me të, kam jetuar me të, ajo ishte gjithcka për ne . sot festojmë shenjtërimin e saj dhe jemi të lumtura e I falenderohemi perëndisë për këtë”, tha motër Apolene, shefe e misionit të Nënë Terezës në Kalkutë.
 
Të dielën, Nënë Tereza u kthye në shenjtore të kishës katolike vetëm 19 vjet nga vdekja e saj. Urdhrin Misionaret e Bamirësisë, murgesha e kthyer në zërin e të pashpresëve e themeloi në vitin 1950 me vetëm 12 motra. Sot numëron 5.161 të tilla në 139 shtete të botës. Trashëgimia e saj është sot më e fuqishme se kurrë. 
 
“Kur shikonte njerëz nëpër rrugë që shtriheshin pranë kazaneve të mbeturinave e hanin aty ç’të gjenin, asaj i çahej zemra. Nënë Tereza donte një vend ku të mblidheshin këta njerëz e ku dikush të kujdesej për ta. Donte t’iu jepte një jetë me dinjitet”, kujton Motër Nicole.
 
Fituesja e Nobelit të Paqes shihet si një prej grave më me influencë në historine 2 mijë vjeçare të kishes. 
 
“Ajo pati jetën e një shenjti. Jetoi dhe e ndau jetën e saj me të tjeret, ndaj në sytë e njerëzve dhe në sytë e Zotit, jam i bindur se ajo ka bërë punën e Zotit”, thotë At Xavier Jairaj.
 
Portreti i Nënë Terezës që u përdor gjatë ceremonisë së shenjtërimit të saj në Sheshin Shën Pjetër të dielen u prezantua në Uashington nga artisti Chas Fagan, si i specializuar në portretet dhe skulpturat e presidenteve dhe politikanëve amerikanë. Kërkesa iu bë atij nga organizata Knights of Columbus, e cila ka mbrojtur gjithmonë punën e Nënë Terezës në Kalkuta.
 
MERITA ÇOÇOLI - SALI