Maqedoni
Çilimanov: BE dhe SHBA formuan një institucion cenzure; Bejli: SHBA-të nuk e përkrahin cenzurën
04.09.2016 15:33
Anëtari I grupit ad hoc për media, Cvetin Çilimanov, në një intervistë për gazetën Dnevnik, ka akuzuar Ambasadën Amerikane dhe misionin e BE-së...
Anëtari I grupit ad hoc për media, Cvetin Çilimanov, në një intervistë për gazetën Dnevnik, ka akuzuar Ambasadën Amerikane dhe misionin e BE-së, se në vend që të ndalojnë, ata mundësuan formimin e një institucioni shtetëror të cenzurës.
Sipas tij e vetmja trupë rregullatore e mediave duhet të jetë qytetari I cili nëse nuk u beson mediave e ka të thjeshtë të ndryshojë kanalin.
“Përgjegjësia ëstë e ambasadorëve, të cilët morën pjesë në bisedime për tu thënë martive të merren vesh për zgjdhje ligjore që nuk janë në pajtueshmëri me standardet europiane dhe amerikane. Përgjegjësia e dyfishtë është e përfaqësuesve amerikanë sepse propozojnë dicka që nuk ekziston në SHBA. Atje mediat janë të deregulluara dhe të lira të veprojnë në bazë të politikës së tyre redaktuese”, thotë Cilimanov në intervistën për Dnevnik.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ambasadori amerikan Xhes Bejli.
“Pohimet se qeveria amerikane apo unë përkrahim cenzurë në Maqedoni është e pavërtetë. Pajtohem me Çilimanovin se kur ekziston pluralizëm, spektatorët mund të ‘votojnë’ përmes ndërrimit të kanalit. Tv stacionet amerikane emetojnë qëndrime që ndryshojnë nga politika e tyre redaktoriale/perspektiva…Shpresoj se qytetarët e Maqedonisë do t’i gjykojnë mediat e tyre me sy kritik dhe do të shohin pespektiva të ndryshme”, ka shkruar Bejli në Tuiter.
NAIM RAMADANI
