Maqedoni

Vërshimet, përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së

04.09.2016 16:32

VMRO dhe LSDM janë përplasur sot për vërshimet e 6 gushtit dhe nëse mund të parandaloheshin të njejtat...

Damjan Mançevski nga LSDM-ja deklaroi se nëse investimi në rrotën panoramike do të bëhej për objekte infrastrukturore për mbrojtje nga vërshimet, atëherë katastrofa natyrore nuk do të kishte ndodhur.
 
LSDM paralajmëron ndalesë për ndërtime të objekteve rreth bregut të lumit Vardar dhe lumejve tjerë në Maqedoni.  
 
Por VMRO- DMPNE , një një reagim me shkrim pyet  LSDM-në se përse  me vite është kundër subvencioneve për pastrimin e kanaleve të kullimit në Gazi Babë, për projektimin e qarkores, dhe kundër menaxhimit të ujrave në vitin 2005.
 
VMRO ka pyetur LSDM-në edhe për Kumanovën, Strumicën dhe komunën Qendër, më saktë se sa kilometra kanalizim atmosferik është ndërtuar në këto komuna.