Botë
Brexit- Obama: Lidhjet e forta ekonomike me Britaninë, vazhdojnë
04.09.2016 19:00
SHBA dhe Britania e Madhe duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar lidhje të forta tregtare midis tyre pas Brexit, deklaroi presidenti Barak Obama gjatë Samitit të G20-ës...

"Ne kemi shumë investime të përbashkëta, shumë kompani britanike operojnë në SHBA dhe shumë amerikane në Britani. Kjo do të thotë se ne nuk ndalemi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar pasojat e Brexit. Asgjë nuk do të përfundojë sepse kjo është një marrëdhënie shumë e fortë dhe e fuqishme ekonomike,” u shpreh Obama. Ky reagim u cilësua nga qeveria britanike si i panevojshëm dhe si ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.
Boris Johnson, sekretari i jashtëm, deklaroi se amerikanët nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e Bashkimit Europian.
Kryeministrja May tha se ajo e ka diskutuar me presidentin amerikan vendimin e Britanisë për të lënë BE-në, dhe se dhe çfarë do të thotë procesi Brexit për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me vendet evropiane dhe vende të tjera.“Britania e Madhe ka qenë gjithmonë një partner i fortë për Shtetet e Bashkuara dhe që do të mbetet për jetë", tha ajo.
