Në Romë hapet ekspozita "Nënë Tereza ­ shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës"

05.09.2016 09:22

Për nder të Nënës Terezë mbrëmë në kishën "Shën Stanisllavi" në Romë...

Për nder të Nënës Terezë mbrëmë në kishën "Shën Stanisllavi" në Romë në mënyrë solemne është hapur ekspozita "Nënë Tereza ­ shenjtorja shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës".

Ekspozita e fotografive dhe teksteve për jetën dhe veprën e Nënës Terezë është në organizim të Shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza nga Shkupi dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, duke folur në hapjen solemne para mysafirëve të shumtë, njofton raportuesi i MIA­s, theksoi se kjo ekspozitë paraqet një kontribut të vogël të shtetit tonë në shënimin e aktit të shpalljes së Nënës Terezë për shenjtore.

"Sot Nënë Tereza me jetën dhe veprën e saj u shënua në librin e përjetshëm të shenjtorëve, ajo u bë shembull për shërbesë të devotshme ndaj Zotit, simbol i mirëqenies, i mirësisë dhe humanizmit. Sot të gjithë ne jemi veçanërisht të shenjtë që bashkëkombësja jonë me veprat e saj përsëri i bashkoi njerëzit e mirë nga e mbarë bota të cilët, me respekt të thellë për personalitetin dhe veprën e saj, e njohin shpresën dhe besimin në të ardhmen e njerëzimit", tha Kançeska Milevska.

Ministrja e Kulturës përkujtoi se pikërisht për nder të Nënës së shenjtë në Shkup, qytetin e saj të lindjes është ndërtuar Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë e cila, tha, ishte dhuratë e jona në botë, investim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në promovimin dhe afirmimin e të gjitha mirësive të cilat i dhuroi. (mia.mk)