Festim në vendin e lindjes me rastin e shpalljes së Nënë Terezës Shenjtore

05.09.2016 09:35

Pas shpalljes së Nënë Terezës për Shenjtore në Vatikan....

Pas shpalljes së Nënë Terezës për Shenjtore në Vatikan, gjatë kësaj jave në Maqedoni do të mbahen shumë ngjarje dhe manifestime në suaza të festimit në vendin e lindjes “Ditët e të shenjtës Nënë Tereza”.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në qendrën e Shkupit sot do të ndahen statuja me figurën e Nënë Terezës së shenjtë dhe mirënjohje për organizatat humane dhe personalitetet humane të cilat kohëve të fundit janë treguar në fushën  e humanizmit, ndihmës dhe zvogëlimit të vuajtjeve njerëzore. Manifestimin e organizon Asociacioni qytetar “Shkupjanja Nënë Tereza”.

Kisha katolike në Shkup sot organizon adhurim tërëditor, ndërsa dje me rastin e kanonizimit të Nënë Terezës për Shenjtore u mbajt meshë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Në suaza të festimit nesër në Akademinë e Shkenca dhe Arteve të Maqedonisë do të mbahet akademi solemne për figurën dhe veprën e Nënë Terezës.

Të shtunën më 10 shtator do të mbahet liturgjia e shenjtë e udhëhequr nga kryepeshkop i Beogradit, Stanislav Hoçevar.

Manifestimi qendror – mesha e shenjtë  është planifikuar të mbahet të dielën më 11 shtator në sheshin “Maqedonia” e udhëhequr nga kardinali i Sarajevës, kardinali Vinko Puliq.

Organizator i manifestimit është Peshkopata e Shkupit, nën patronazhin e presidentit të Republikë së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Nga qyteti i Shkupit paralajmëruan se do ta ndihmojnë festimin me një milionë denarë. (mia.mk)