Takim i presidentëve Obama dhe Putin
05.09.2016 10:59
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin...

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë takuar në samitin G20, i cili po mbahet në Kinë.
Zyrtarët amerikanë thanë sot se detajet e këtij takimi do të publikohen më vonë gjatë ditës.
Çështje që me gjasë janë trajtuar në këtë takim ishin Siria dhe Ukraina.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me rritjen e tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. (REL)
