Botë

Siri, të paktën 40 viktima nga një seri shpërthimesh

05.09.2016 11:33

Të paktën 40 persona janë vrarë në katër shpërthimet e fundit në zonat e qeverisë së mbajtur të Sirisë, sipas mediave të huaja...

Sulmet u zhvilluan në mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, në qytetet Damaskut, Homs, Tartous dhe Hasake. Shumica e të vrarëve janë shënuar në Tartous, ku ndodhet edhe baza kryesore ajrore e Rusisë në territorin sirian.

Sipas autoriteteve, një makinë-bombë shpërtheu fillimisht dhe, ndërsa punonjësit e kërkim-shpëtimit iu afruan të plagosurve për t’iu dhënë ndihmën e parë, një kamikaz hodhi veten në erë.

Një tjetër makinë-bombë goditi një pikë kontrolli në Homs, duke lënë dy të vdekur, ndërsa pesë të tjerë humbën jetën nga shpërthimi në Hasakeh. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim të përkohshëm në Siri.

Gjithsesi, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, në kuadër të takimit të G20, ranë dakord që të vazhdojnë të kërkojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi.

Dy palët në këto bisedime janë përpjekur të bien dakord mbi kushtet e një armëpushimi të pjesshëm, që do të mundësonte dërgimin e ndihmave në zonat e pushtuara nga qeveria në qytetin sirian të Aleppos.

GYLTENE SINANI