Moskë-Siri-Turqi, armiqtë e betuar ballë për ballë, ndërmjetës Putin

05.09.2016 12:19

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar një takim trepalësh në Moskë...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar një takim trepalësh në Moskë midis presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe presidentit të Sirisë, Bashar al Assad.

Takimi është sugjeruar të mbahet gjatë këtij muaji. Nisja e konfliktit të vitit 2011 kishte si synim largimin nga pushteti të presidentit Assad, por që prej 6 vitesh konflikt pozicioni i tij nuk është lëkundur, ndërsa lufta ka lënë pas mbi 300 mijë viktima.

Nëse takimi do të ndodhë, kjo është hera e parë që dy armiqtë e betuar do të vihen ballë për ballë që nga takimi i fundit i janarit të vitit 2011.

Gjatë takimit në Shën Petersburg gushtin e kaluar, presidentin Putin dhe homologu i tij turk ranë dakord për një sërë çështjesh të lidhura me konfliktin sirian.

Turqia ka kërkuar ndihmë nga Siria për kontrollin e qyteteve kurde në kufirin me Sirinë, qytete që presidenti Erdogan i shikon si jetike për sigurinë e vendit të tij.