Ekonomi

OEM: Mbi 40% e kompanive, problem me likuiditetin

05.09.2016 17:58

Mbi 40 për qind e kompanive të vendit kanë problem me likuiditetin për shkak se nuk mund t’i paguajnë kërkesat, veçanërisht kërkesat e sektorit publik...

Nga OEM kërkojnë të bëhen ndryshime para se të hyjë në fuqi Ligji për përmbarim, zbatimi i të cilit është prolonguar nga 20 gushti i këtij viti.
 
Kompanitë private duhet të mund t'i paguajnë kërkesat e tyre të sektorit publik nga tryeza e lirë materiale e ndërmarrjes në llogari, shprehet Biljana Peeva Gjuriq nga OEM. 
 
“Të rregullohen të gjitha të drejtat dhe lëndët në kuptimin e nenit 218 të Ligjit për përmbarim, nuk llogariten mjetet monetare të cilat gjenden në llogarinë e mbajtësit të pagesës, dhe se prej këtyre mjeteve mundet të zbatohet përmbarim pa asnjë kufizim”,- deklaroi Biljana Peeva Grujiç nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
Gjuriq potencoi se në anketë 97 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk ballafaqohen me ndonjë problem me kthimin e TVSh-së, pasi që është prej një deri në tre muaj dhe se kjo dinamikë është e pranueshme.
 
Por, theksojnë se ndjehen probleme lidhur me likuidimin kur bëhet fjalë për kthimin e TVSh-së me shumë më të madhe.
 
Në këtë anketë të tretë të këtij viti të Odës Ekonomike të Maqedonisë janë përfshirë 800 kompani të sektorëve të ndryshëm.
 
ERSAN PAJAZITI