Botë

Rrëzohet vinçi në Tel Aviv, dhjetëra të vdekur e të lënduar

05.09.2016 18:58

Shembja e një vinçi në parking në ndërtimin e sipër në Tel Aviv të Izraelit ka lënë të paktën 30 të vdekur...

Vinçi ra mbi një ndërtesë disakatëshe, e cila zuri poshtë vetes shumë njerëz.

Incidenti ka ndodhur në Ramat Hahayil, një zonë tregtare në veri të qytetit, aty ku ndodhen edhe shumë prej bizneseve më të shquara të “high-tech”-ut.

Dhjetëra zjarrfikëse, punonjës shpëtimi dhe shërbimeve të sigurisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të kërkuar njerëz që besohen të jenë bllokuar nën rrënoja.