Botë

Gjermani - Ra në pishinë, minoreni shpëton vëllain 2-vjeçar

05.09.2016 21:53

Një 9-vjeçar gjerman është vlerësuar si hero pasi shpëtoi vëllain e tij 2-vjeçar pasi ra në pishinën e oborrit...

Vëllezërit po qëndronin në shtëpinë e gjyshes së tyre në Korbach të Gjermanisë.
 
Kur ajo nuk e kishte mendjen, i vogli Rudolf doli në oborr dhe ra përmbys në pishinë.
 
Por foshnja, të cilit i ndali fryma, u tërhoq nga vëllai i tij Markus. Ishte përsëri Markus që telefonoi mjekët pasi gjyshja e tij nuk fliste një gjermanishte të pastër sepse ishte ruse.
 
Vëllait të madh iu tha në telefon se si t’i jepte ndihmën e parë, duke i bërë masazh në zemër dhe frymëdhënie gojë me gojë.
 
Rudolf filloi të marrë frymë sërish përpara se ambulance të mbërrinte në shtëpinë e tyre.
 
Mjekët vlerësuan veprimet e shpejta të Markus që i ndoqi instruksionet me përpikmëri.