Maqedoni

Mot me vranësira dhe më i ftohtë

06.09.2016 09:06

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, më intensive në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 18, ndërsa e ditës prej 17 deri 24 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira dhe i freskët me kushte për reshje të shiut dhe me erë të dobët në mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri në 19 gradë.
 
UV-indeksi do të ketë vlerën 3.
 
Prej pasnesër do të jetë mot kryesisht me vranësira, i freskët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Sasi më të mëdha të reshjeve priten në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit ku do të jenë mbi 50 litra në metër katror.
 
Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me shi, ndërsa në orët e pasdites edhe mot jostabil./Mia