Botë

Vazhdojnë dridhjet në Itali, lëkundje në afërsi të Amatriçes, banorët në panik

06.09.2016 10:36

Pas tërmetit në Amatriçe, ku 296 persona humbën jetën, italianët sërish kanë kaluar një natë në panik...

Të tjera lëkundje sizmike janë ndjerë në afërsi të Amatriçes, qytet tashmë i shkatërruar si pasojë e lëkundjes 6.2 ballë.
 
Gjatë natës u regjistrua fillimisht një tërmet me magnitudë 3.5 ballë i ndjekur disa orë më pas nga një dridhje 3.2 ballëshe.
 
Nuk ka pasur dëme, shembje banesash apo të lënduar, por frika ka pushtuar banorët e këtyre zonave.
 
Por, teksa tërmeti nuk ndalet, Amatrice, Akumoli dhe Rieti po luftojnë me motin e keq për të ndërtuar sa më parë jetën e humbur, shkollat, infrastrukturën rrugore, institucionet e shërbimit dhe gjithçka që humbën atë natë të frikshme të 24 gushtit. Që nga ajo natë e kobshme janë regjistruar 5. 300 lëkundje.