Maqedoni
Në 14 aksidente në Shkup, gjashtë persona të lënduar, karrotreci ka larguar 69 automjete
06.09.2016 10:58
Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të 14 aksidenteve...

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të 14 aksidenteve, prej të cilave tetë janë me dëme materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar gjashtë persona.
Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Janë sanksionuar pesë shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk i kanë respektuar pajisjet e sinjaleve të ndritshme, gjashtë shoferë fillestarë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme dhe 17 këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, përkatësisht në dritë të kuqe të semaforit.
Janë zënë edhe 72 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 69 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe atë motorik.
Në suaza të projektit për kulturë të komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore Reparti për parandalim pranë SPB-së- Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin "Rosica", objekti "Pampurçe", i cili gjendet në rajonin e komunës, Gjorçe Petrov.
Të punësuarit në "Shkritore" SHA Shkup me fillim në orën 12:00 do të mbajnë protestë në rajonin qendror të qytetit.
Me fillim në orën 18:45 në Arenën kombëtare "Filipi i dytë" do të luhet garë ndërkombëtare e futbollit për lojtarët deri në moshën 21 vjeçare mes reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Irlandës.
Me fillim në orën 20:30 në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" në korrnizat e SEHA-ligës do të luhet ndeshje ndërkombëtare e hendbollit mes KH Metalurg dhe KH Vardar.
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe të këtyre ngjarjeve, policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale është e mundur rikahëzim i komunikacionit./Mia
