Botë
Obama-Putin, s’ka marrëveshje për Sirinë
06.09.2016 12:03
Ajo që do t’i jepte fund luftës në Siri, pikërisht marrëveshja midis ShBA-ve dhe Rusisë, nuk firmoset dot, sepse ekzistojnë hendeqe të mëdha besimi mes dy qeverive...

Këtë e ka pranuar vetë presidenti amerikan, Obama. Lidhur me takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, shefi i Uashingtonit e përshkroi si “të sinqertë, produktiv dhe të hapur”.
Obama shtoi se ai ishte fokusuar pikërisht në çështjet e Sirisë dhe Ukrainës. Por, ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar midis qeverive.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Lavrov, deri tani kanë dështuar në krijimin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri.
Ata kanë negociuar në rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve në një përpjekje për të mposhtur terroristët dhe për të parandaluar vdekjen e civilëve.
Sipas burimeve që kërkojnë të mbeten diskrete, dallimet mes dy palëve janë teknike, zyrtarë shtuan se dallimet ishin aq të mëdha, sa që Obama dhe Putin nuk mund t’i negocionin vetë.
Takimi, i cili u mbajt në një sallë konferencash në Samitin ku po mbahet G20, zgjati më shumë se sa ishte planifikuar.
