Botë

Kabul, sulmohet organizata bamirëse, një i vdekur

06.09.2016 13:06

Së paku një person është vrarë dhe gjashtë janë lënduar nga sulmi në zyrat e një organizate ndërkombëtare bamirëse në qendër të Kabulit...

Një kamikaz ka hedhur veten në erë pranë organizatës “Care” dhe persona të armatosur më pas kanë sulmuar ndërtesën.
 
Më pas forcat e sigurisë i kanë vrarë të gjithë sulmuesit. 42 persona, përfshirë dhjetë të huaj, janë shpëtuar.
 
“Sapo u siguruam që të gjithë civilët ishin evakuuar nga ndërtesa, policia filloi menjëherë sulmin ndaj agresorëve që ishin ngujuar brenda godinës. Gjashtë civilë janë lënduar gjatë këtij sulmi”,- deklaroi Faredon Obiaidi nga Departamenti i Kriminalistikës-Kabul.
 
Sulmi në zonën rezidenciale dhe të biznesit erdhi vetëm pak orë pas një tjetër sulmi që la 24 të vdekur dhe 91 të lënduar në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë.
 
Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë talebanët.
 
GAZMEND REXHEPI