Botë
Izrael, shembet parkingu, frikë për njerëz të bllokuar
06.09.2016 13:32
Shembja e një parkingu automjetesh në ndërtim e sipër në Tel Aviv të Izraelit ka shkaktuar alarm dhe ndërmarrjen e një operacioni të gjerë shpëtimi...

Shembja e një parkingu automjetesh në ndërtim e sipër në Tel Aviv të Izraelit ka shkaktuar alarm dhe ndërmarrjen e një operacioni të gjerë shpëtimi, pasi ekziston mundësia që shumë njerëz janë bllokuar brenda saj. Deri më tani vetëm 18 persona janë trajtuar për lëndime të lehta në spital, por të paktën tre persona besohet të rezultojnë të zhdukur.
Raportimet e para nga vendngjarja bëjnë të ditura se një shembje e parë shkaktoi rrëzimin e një vinçi, e më pas u rrëzua edhe pjesa tjetër e ndërtesës disakatëshe.
Incidenti ka ndodhur në Ramat Hahayil, një zonë tregtare në veri të qytetit, aty ku ndodhen edhe shumë prej bizneseve më të shquara të “high-tech”-ut.
Gazeta izraelite “Haaretz” citon një zëdhënës të shërbimit të zjarrfikëses se “ka shumë persona të varrosur për së gjalli nën rrënoja”.
