Maqedoni
MASh shpërndan pajisje shkollore në Straçincë dhe Stajkovcë
06.09.2016 14:05
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë shpërndarjen e pajisjeve shkollore për nxënësit në shkollat fillore “Kirili dhe Metodi” në Straçincë dhe në Stajkovcë...

Nxënësit e kësaj shkolle morën çanta dhe material didaktues ndihmës. Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, tha se shkollat në fjalë janë përgatitur tërësisht për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Si Qeveri kemi marrë masa për t’i ndihmuar këtyre rajoneve dhe si Ministri e Arsimit dhe Shkencës u kemi dhënë prioritet shkollave, me qëllim që fillimi i vitit shkollor t’i gjejë në kushte normale... MASh ka ndarë materiale për shkollat si dhe çanta për gjithë nxënësit”,- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.
Në këto shkolla janë rekonstruuar dritaret, janë dezinfektuar klasat dhe janë lyer tërësisht muret e klasave. Investimi i radhës është rekonstruimi i çatisë së shkollës në Straçincë dhe Stajkovcë.
“Dje kemi pasur një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, gjegjësisht me Ambasadën e Maqedonisë në Francë, ata kanë siguruar një fond prej 50 dollarëve, të cilin fond do ta shfrytëzojmë për rekonstruimin e çatisë në Straçincë, po ashtu përveç kësaj do të bëjmë rekonstruimin e çatisë në Stajkovcë”, - tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.
Lidhur me hapjen e Universitetit të ri “Nëne Tereza” në Shkup, ministri Lutfiu tha se komisionet amë janë duke bërë vlerësimet e dokumentacionit për këtë universitet, ndërsa sa u përket gabimeve drejtshkrimore dhe përmbajtësore në librat shkollore, ministri Lutfiu tha se raporti përfundimtar është në procesin e sipër.
REXHEP QAMILI
