Botë

Bagdad, shpërthen makina bombë, nëntë të vdekur

06.09.2016 14:27

Të paktën nëntë persona mbetën të vdekur nga një sulm me makinë bombë pranë një spitali, që u mor përsipër nga “Shteti Islamik”...

Kamikazi shpërtheu në një lagje të banuar kryesisht me shiitë. 20 persona mbetën të lënduar dhe janë shtruar në një spital aty pranë.

Lufta kundër ISIS-it është ashpërsuar. “Shteti Islamik” ka humbur territor kohët e fundit, por ende vazhdon sulmet me bomba vetëvrasëse në pjesët shiite.