Botë

Hungari, autobusi përplaset me minibusin, dy të vdekur

06.09.2016 14:56

Një autobus që barte fëmijë të një shkolle në Hungari është përplasur me një minibus që transportonte punëtorë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy punëtorëve...

Një 19 vjeçare dhe një minoren janë lënduar rëndë në aksident dhe janë dërguar menjëherë në spitalet në Miskolc dhe Debrecen.
 
24 pasagjerët e tjerë të dy makinave pësuan lëndime më të lehta. Në vendngjarje erdhën menjëherë nëntë ambulanca dhe dy helikopterë. Ende po hetohen shkaqet e aksidentit.