LSDM kërkon përgjegjësi për vërshimet dhe pasojat e tyre
LSDM sot edhe njëherë kërkoi përgjegjësi nga pushteti për vërshimet dhe pasojat të cilat ato i shkaktuan dhe akuzoi...

LSDM sot edhe njëherë kërkoi përgjegjësi nga pushteti për vërshimet dhe pasojat të cilat ato i shkaktuan dhe akuzoi se vlerësimi i dëmeve nuk ka përfunduar dhe nuk janë paguar dëmshpërblimet e premtuara dhe se jeta e qytetarëve nuk mund të kthehet në normale.
Zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov, kërkoi edhe përgjigje për numrin përfundimtar të personave të vdekur në vërshime dhe hedhjen e spekulimeve se ka më shumë të vdekur se që është raportuar.
“Qytetarët akoma nuk mund ta kthejnë në normale jetën e tyre. Ndihma e njëfishtë në të holla për familjet e të vdekurve akoma nuk është paguar, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e kanë marrë avansin e premtuar. Një pjesë e madhe e banorëve, shtëpitë e të cilëve u vërshuan, jetojnë tek fqinjët, familjarët, pa vendbanim elementar”,- tha Shilegov gjatë vizitës së fshatit Stajkovc.
Ai akuzoi për papërgjegjësi, pasi që, siç tha, asnjë institucion nuk ka paralajmëruar për motin e ligë, por edhe për atë që rrethrrotullimi në Stajkovc nuk u mbyll për komunikacion, gjë që ka shkaktuar shumë qytetarë të mbeten të ngujuar në automjetet e tyre pa ndihmë dhe ka ardhur edhe deri te vdekja e shumë personave. Sipas tij, nuk është respektuar as Protokolli i Interpolit për identifikimin e viktimave të pësuar në katastrofë me marrjen e gjurmëve dhe analizës së ADN-së.
“Përgjegjësi duhet pasur dhe do të ketë”,- theksoi Shilegov gjatë vizitës në Stajkovc.
