Botë

Rreth 290.000 emigrantë arritën në Evropë përmes Detit Mesdhe

06.09.2016 20:27

Pothuajse 290.000 emigrantë arritën në Evropë përmes Detit Mesdhe nga fillimi i këtij vitit. Rreth 3.200 humbën jetën nëpër rrugë...

Pothuajse 290.000 emigrantë arritën në Evropë përmes Detit Mesdhe nga fillimi i këtij vitit. Rreth 3.200 humbën jetën nëpër rrugë, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM).

"Kryesisht 288.005 emigrantë arritën në Evropë përmes Detit Mesdhe nga 1 janari deri në katër shtator", deklaroi përfaqësuesja e IOM, Xhoel Milman.

Pjesa më e madhe e tyre, 164.246 arritën në Greqi, ndërsa në Itali pjesa tjetër prej 121.355 emigrantësh.

Nga 1 gushti në bregdetin italian arritën 23.087 emigrantë, që paraqesin mesatarisht 660 persona në ditë. Vala e emigrantëve drejt Italisë u përforcua pasi Turqia dhe Bashkimi Evropian në mars lidhën marrëveshje për kufizimin e emigracionit drejt Greqisë.

Gjatë kalimit të rrezikshëm përmes Detit Mesdhe humbën jetën 3.176 persona. Kjo shifër është pothuajse 500 emigrantë më shumë nga e njëjta periudhë vitin e kaluar./mia