Maqedoni

Konfirmohet vdekja e vëllezërve Begaj, do të hapnin një qendër aeronautike sot në Kosovë

07.09.2016 08:46

Në mesin e 6 pesonave që gjetën vdekjen dje pasdite kur avioni I tyre u rrëzua në afërsi të Shkupit, janë 4 italianë dhe dy shtetas nga Kosova...

Dy të vdekurit janë V. Begaj dhe F.Begaj, biznesmen nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali. Ambasada e Kosovës në Shkup është në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni.
 
“Kanë që rreth 4 aeroplanë të vegjël komercial të nisur nga Italia për në Kosovë por për shkak të motit të keq njëri prej tyre me 6 anëtarë në bord është rrëzuar. Prej 6 të vdekurve, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, biznesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali”, konfirmojnë nga ambasadës së Kosovës në Shkup.
 
Destinacioni I vëllezërve Begaj dhe udhëtarëve edhe në avionëte  tjerëe, ka qenë Kosova ku sot duhej  të hapnin n Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut.