Rrëzohet një vaion pranë Kozhles, 6 të vdekur
Aeroplani që u zhduk sot pasdite është rrëzuar në fshatin Kozhle, ku janë gjetur mbetje të fluturakes. Lokacionin e rrëzimit e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme...

Në fatkeqësinë kanë humbur jetën gjashtë pasagjerë, bëhet fjalë për katër italianë dhe dy shtetas kosovar.
Aeroplani ka qenë privat me shenja gjermane, i tipit "Pajper Pa 34¬200 T Seneka". Ka fluturuar nga Trevizo, Itali, ndërsa destinacioni përfundimtar ka qenë Prishtina.
Mbi Maqedoninë është dashur të fluturojë dhe është paraqitur në aeroportin "Aleksandri i Madh" për tu furnizuar me kerozinë.
Zhdukjen e aeroplanit nga radari dje pasdite në orën 17:40 në MPB e ka paraqitur Kontrolli i fluturimeve në aeroportin e Shkupit.
Për ngjarjen është informuar Prokurori publik dhe Komiteti për hulumtime të fatkeqësive ajrore.
Ekipet e MPB-së kanë dalë menjëherë në vendin ku u rrëzua avioni por nuk po I lejojnë ekipet e gazetarëve ti afrohen vendit për shkak se avioni është në flakë.
