Maqedoni

Mot me vranësira, i freskët dhe me reshje të shiut

07.09.2016 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira, i freskët dhe me reshje të shiut, të përcjellura me bubillima të rralla...

Reshje më intensive do të ketë në pjesët jugperëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare lindore dhe juglindore. UV-indeksi do të ketë vlerën 3.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 17, ndërsa e ditës do të ejtë në interval prej 16 deri 22 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i freskët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare lindore dhe juglindore. 
 
Temperatura do të arrijë deri në 19 gradë.
 
Prej nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me periudha dielli dhe me reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë vërshuese dhe të përcjellura me bubullima. Temperatura do të jetë në ngritje./Mia