Maqedoni
Në Shkup dje 13 aksidente
07.09.2016 10:37
Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej 13 aksidente komunikacioni...

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej 13 aksidente komunikacioni, prej të cilave shtatë janë me dëme materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar nëntë persona.
Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Janë sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë kanë vozitur automjetin pa patent shoferi, respektivisht automjetin e kanë të paregjistruar dhe katër këmbësorë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme. Janë hasur edhe 35 automjete të parkuara në mënyrë joligjore.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 68 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe atë motorik.
Të punësuarit në EMT "Shkritore" SHA Shkup me fillim në orën 12:00 do të mbajnë protestë në rajonin qendror të qytetit.
Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe të këtyre ngjarjeve, policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale është i mundur rikahëzim i komunikacionit./Mia
