Botë

Kazakistan, tre astronautë kthehen në Tokë pas 172 ditësh

07.09.2016 13:09

Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë të anijes Soyuz kanë përfunduar misionin 172-ditorë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe kanë zbritur me sukses në Kazakistan...

Komandanti i stacionit, Jef Williams, nga ShBA dhe inxhinierët e fluturimit, Alexey Ovachinin dhe Oleg Skripocheka, ishin nisur nga kapsula Soyuz orë më parë, përpara se të mbërrinin në Zhezkazgan të Kazakistanit, në orën 7 sipas kohës lokale.

“Sigurisht se do të më mungojë kjo pamje”,- ka shkruar në Twitter William në mbishkrimin e fotografisë së postuar, ku shfaqet lindja e diellit jashtë planetit. Willaim, 58 vjeçar, që u kthye në Tokë, gjatë gjithë karrierës së tij ka qëndruar në hapësirë 534 ditë.

Kjo është periudha më e gjatë e kaluar në hapësirë nga ndonjë astronaut amerikan, pasi shumë kozmonautë rusë kanë qëndruar në hapësirë për një kohë edhe më të gjatë.