Botë

Turqia i konfiskon DW kasetën e intervistës së ministrit

07.09.2016 13:34

Televizioni ndërkombëtar gjerman ka akuzuar Turqinë për shkelje flagrante të lirisë së shtypit...

Televizioni ndërkombëtar gjerman ka akuzuar Turqinë për shkelje flagrante të lirisë së shtypit, duke thënë se autoritet turke kanë konfiskuar kasetat e videos dhe materalet e intervistës së ministrit të Rinisë dhe Sporteve në vend.
 
Në një deklaratë, Deutsche Welle tha se punonjësit e ministrisë morën të gjitha materialet pasi zëdhënësi i minsitrit Akif Kiliç, tha se asnjë lajm që ka të bëjë me grushtin e dështuar të 15 korrikut nuk do të transmetohet në mediat ndërkombëtare.
 
Drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle Peter Limbourg e konsideroi ngjarjen akt shtrëngimi të regjimit turk, duke shtuar se Turqia nuk respekton ligjin dhe nuk ka të bëjë me demokracinë.
 
Limbourg tha se një ministër nuk mund të bjerë dakord për një intervistë dhe pastaj të ndalojë transmetimin e saj vetëm sepse nuk i kanë pëlqyer pyetjet e paraqitura.
 
Gazetari i emisionit Conflict Zone Michel Friedman ka pyetur gjatë intervistës ministrin turk për grushtin e dështuar të shtetit dhe shkurtimet e arrestimet masive që e pasuan atë. Gjithashtu, Friedamn ka shtuar edhe pozitat e gruas në shoqërinë turke dhe situatën e shtypit e medias së lirë në vend.
 
Përveç kësaj, Kilic është pyetur për të shpjeguar deklaratat e fundit të bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në lidhej me këto çështje. Deutsche Welle shpjegon se minsitri ishte njoftuar paraprakisht për pjesën më të madhe të çështjeve që do të trajtoheshin në intervistë.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle paralajmëroi se do ta ndjekë ligjerisht atë çështje. Një zyrtar i lartë i ministrisë mohoi konfiskimin e pamjeve duke u shprehur në kushte anonimati se zyrtarët turq nuk kanë përdorur asnjë forcë për marrjen mbrapsht të materialit dhe se vetë Deutsche Welle ka rënë dakord të dorëzojë intervistën pas kërkesës së ministrisë./Oranews