Maqedoni
Historiati i tragjedive ajrore në Maqedoni
07.09.2016 14:31
Edhe herë të tjera Maqedonia është tronditur nga tragjedi ajrore...

Më 5 mars të vitit 1993 gjatë fluturimit nga aeroportit i Shkupit u rrëzua avioni “Foker 100” i kompanisë “Paler Maqedoni” me 97 pasagjerë.
Në këtë tragjedi kanë vdekur 86 persona. Po atë vit, tetë muaj më vonë, më 22 nëntor në aeroportin e Ohrit ndodhi edhe tragjedia e dytë ajrore.
Aeroplani “Jak 42” i Kompanisë “Avioimpkes” është rrëzuar dhe gjetën vdekjen 115 njerëz, ndërsa vetëm një ka mbijetuar, i cili pas 15 ditëve ka vdekur si pasojë e lëndimeve.
Aeroplani fluturonte nga Gjeneva për në Shkup, ku dhe duhej të aterrojë, por për shkak të kushteve të vështira klimatike është drejtuar në Ohër.
Më 18 shtator 1995 avioni i llojit “Antonov”, i cili ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve, është rrëzuar në afërsi të Shkupit, me ç’rast humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit.
Më 28 gusht të vitit 2008, aeroplani i llojit “Cesna” është rrëzuar në vendbanimin Skrebatno, afër fshatit Leskoec, në afërsi të Ohrit, në këtë fatkeqësi humbën jetën piloti dhe tre udhëtarë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
