Maqedoni
Distancohen akademikët shqiptarë: Shën Tereza e ka treguar vetë përkatësinë etnike
07.09.2016 14:55
Ndaj deklaratës së kreut të AShAM-it kanë reaguar edhe anëtarët shqiptarë, nënkryetari i AShAM-it, Luan Starova...

Ndaj deklaratës së kreut të AShAM-it kanë reaguar edhe anëtarët shqiptarë, nënkryetari i AShAM-it, Luan Starova, anëtari i kryesisë, Alajdin Abazi, anëtari i rregullt, Abdylmenaf Bexheti, dhe anëtari korrespondent, Izet Zeqiri.
Ata janë distancuar nga fjalimi i Taki Fitit, të cilin e kanë cilësuar si vazhdimësinë e tendencës për përvetësimin e figurës së Nënë Terezës.
“Askush nuk mundet të paracaktojë përkatësinë etnike të kujtdo qoftë, e aq më pak të figurës së Shën Terezës, kur ajo vetë në testamentin e saj përcakton për nga gjaku përkatësinë shqiptare. Fatkeqësisht nuk është hera e parë që AShAM vihet në shërbim të politikës ditore”,- thuhet në njoftimin e akademikëve shqiptarë.
