Maqedoni

8 Shtatori, Zaev uron qytetarët, sulmon pushtetin

07.09.2016 16:05

Maqedonia e pavarur kërkon qytetarë të pavarur, ka vlerësuar lideri i LSDM-së, Zaev, në prag të festimeve të Pavarësisë së Maqedonisë...

Sipas tij, në këto vite u mësuam se të gjithë qytetarëve i nevojitet njëri-tjetrit, se duhet të jetohet bashkë, se kjo është rruga e Maqedonisë të sigurt dhe stabile, vendi që e zhvillojnë qytetarët, që mendojnë, shprehen dhe punojnë lirshëm.
 
Zaev ka shfrytëzuar festën për të akuzuar pushtetin se 10 vitet e fundit e ktheu vendin në një shtet me qytetarë të shantazhuar dhe institucione të okupuara.
 
“Të nxjerrim mësim nga përvoja që kemi kaluar si shtet, si qytetarë, grupe, komunitete, parti politike dhe si individë në 25 vitet e kaluara. Gjithsesi, asgjë nuk e ka goditur tokën dhe nuk ka sulmuar në lirinë e ekzistencës së qytetarëve, siç e ka bërë pushteti jodemokratik në dhjetë vitet e kaluara. Shkaktuan skamje të rëndë, krijuan vend të turpëruar, qytetarë të shantazhuar, okupuan sistemin, me çka e sollën vendin në krizë të thellë”- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Me këtë rast, Zaev porositi qytetarët të jenë të pavarur dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, të hapërojnë së bashku dhe t’a kthejnë shtetin në normalitet. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU