Maqedoni

Plenumi akuza Parlamentit Studentor: I ka keqpërdorur paratë e studentëve

07.09.2016 16:10

Parlamenti Studentor, në mënyrë kriminele, të papërgjegjshme dhe jotransparente ka harxhuar paratë e studentëve...

Parlamenti Studentor, në mënyrë kriminele, të papërgjegjshme dhe jotransparente ka harxhuar paratë e studentëve, akuzuan sot nga Plenumi Studentor, duke paraqitur një raport për vitin 2015-2016, sipas të cilit Parlamenti Studentor një pjesë të parave i ka harxhuar për festa, bileta avioni dhe fatura telefonash. 
 
“Sipas raporteve tona, 181.000 denarë janë harxhuar për fakultetet amë. Problemi është që nuk e dimë se në çfarë mënyre janë harxhuar paratë. Për fatura të telefonave janë harxhuar 342.250 denarë. Ajo që është më e rëndësishme, se vetëm për një faturë të  telefonit janë harxhuar 62.000 denarë. Plotësisht kemi informata se për bileta aeroplani, për vetëm nëntë persona janë harxhuar 263.000 denarë. Ata kanë udhëtuar në Izrael, Moskë, Armeni dhe Lituani”,- deklaroi Teodora Stolevska nga Plenumi Studentor.
 
Sipas Plenumit Studentor, në dokumentet e regjistrit qendror të cilat i kanë dorëzuar në Rektorat, thuhet se shumë funksionarë të Parlamentit Studentor kanë marrë rroga edhe pse me mandate të kaluara, duke përfshirë edhe kryetarin e atëhershëm, Kiril Spirovski. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ