Maqedoni
Kompensimi i dëmeve, dritë të gjelbër rebalancit të buxhetit
07.09.2016 16:12
Komisioni për financa dhe buxhet i dha dritë jeshile rebalancit të dytë të buxhetit për vitin 2016...

Komisioni për financa dhe buxhet i dha dritë jeshile rebalancit të dytë të buxhetit për vitin 2016, me të cilin planifikohet të kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
xPushteti dhe opozita sërish u përplasën me qëndrime të ndryshme.
“Propozojmë që në vend të huamarrjes së re, të shkurtojmë shpenzimet aty ku është e mundur. Për atë arsye i kemi dorëzuar 11 amendamente të përpunuara nga ekipe kompetente nga sfera e financave dhe për këtë ne kërkojmë mbështetjen tuaj, e jo vetëm të refuzoni”,- tha Vaso Kovaçevski nga LSDM.
“Shlyerja e këtyre dëmeve të mëdha të shkaktuara nga vërshimet e 6 gushtit, mund të bëhet vetëm me rebalanc të buxhetit dhe sipas nesh kjo është e realizueshme vetëm me shfrytëzimin e rezervave apo të euroobligacionit”,- tha Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE.
Me rebalancin e buxhetit sigurohet 36.2 milionë euro për rezervë të përhershme për tejkalimit e pasojave nga fatkeqësitë natyrore.
Me këtë rebalanc do të zmadhohet deficiti buxhetor në 4%.
ERSAN PAJAZITI
