Maqedoni
Aksidenti në Turqi, pritet nisja në Shkup e viktimës dhe të lënduarve
07.09.2016 16:50
Gati të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët ishin të lënduar në aksidentin e tmerrshëm në Turqi...
Gati të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët ishin të lënduar në aksidentin e tmerrshëm në Turqi, janë liruar nga qendrat spitalore, ndërsa pritet edhe disa prej tyre, të cilët pësuan lëndime më të lehta, për një kohë të shkurtë të lëshohen nga qendrat medicinave ku ata po kurohen, informojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.
Nga kjo Ministri theksojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Maqedonisë në Ankara, të cilët janë të hapur për informacione në lidhje më rastin në fjalë dhe e cila është duke punuar intensivisht në transportimin e udhëtarëve.
Në lidhje me personin e vdekur, familja është informuar, ndërsa në rrjedhë është mënyra dhe mundësitë e transportimit të trupit të viktimës, theksojnë nga MPJ.
“Konsullata e Maqedonisë në Stamboll është në kontakt të vazhdueshëm më familjen e shtetasit të Maqedonisë i cili ka humbur jetën në këtë aksident dhe në bashkëpunim me ata janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet në drejtim të sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm për transportimin e trupit të viktimës në Republikën e Maqedonisë”,- deklaroi zëdhënësja e MPJ-së në Shkup, Lolita Hasani.
Aksident i tmerrshëm ndodhi natën e së martës, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi turistësh me një maune në rajonin Malkara të qytetit Tekirdağ, ka humbur jetën një person, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe dy shoferët e autobusit.
LEUNORA KALIQI
