Botë

Tiranë, maturantët në protesta kundër reformës në arsim

07.09.2016 16:54

Edhe pse në arsimin e mesëm kanë marrë nota të shkëlqyera, mijëra maturantë kanë mbetur pa universitet...

Shumë prej tyre kanë protestuar sot para kryeministrisë, duke kërkuar ndryshimin e sistemit të pranimeve në universitete. Ata janë shprehur se kanë mesatare mbi 9, por nuk janë shpallur fitues në asnjë degë.
 
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se kjo kategori maturantësh do të kenë mundësi të fitojë në raundin e dytë të pranimeve.
 
Shkaku pse këta maturantë nuk kanë fituar lidhet me ndryshimin e sistemit të pranimeve. Një maturant ka pasur mundësi të shpallet fitues në 10 degë dhe vetëm me mbetjen e 9 preferencave të tjera bosh do të mund të përfitojnë edhe maturantët e tjerë. 
 
Sistemi i maturës shtetërorë në Shqipëri është cilësuar i dështuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe nga ekspertë të njohur në fushën e arsimit.
 
LULJETA NDOKA