Botë
Meksikë, godet uragani “Nevton”, dy të vdekur, tre të zhdukur
07.09.2016 17:08
Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur në Meksikë si pasojë e uraganit “Nevton” që goditi vendin...

Trupat e viktimave u gjetën në një plazh, të nxjerrë nga deti. Së bashku me personat e zhdukur, ata ishin pjesë e një ekuipazhi të një barke peshkimi, që u përmbys në Gjirin e Kalifornisë, në perëndim të Meksikës. Stuhia e fuqishme më pas preku tokën, duke shkatërruar gjithçka i doli përpara.
Autoritetet njoftojnë se “Nevton” është një uragan i kategorisë së parë, me shpejtësinë e erës që arriti deri në 150km/h. Uragani pritet t’i drejtohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse me një forcë goditëse më të vogël. Gjithsesi, autoritetet amerikane dhanë alarmin, pasi “Nevton” mund të rifitojë forcën në oqean e të kthehet sërish në rrezik maksimal.
