ShBA, ende nuk kemi marrëveshje me Rusinë për Sirinë
Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar që të konfirmojnë njoftimin e Rusisë...

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar që të konfirmojnë njoftimin e Rusisë, se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot në Gjenevë, për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Siri.
"Nuk jemi akoma afër arritjes së marrëveshjes”,- ka thënë zëdhënësi i departamentit të shtetit, Mark Toner, më 7 shtator, pas bisedës telefonike që Kerry zhvilloi me Lavrov. Ai shtoi se ka akoma “sfida që duhet zgjidhur”.
Më herët, Ministria e Jashtme ruse tha se dy diplomatët janë pajtuar që të zhvillojnë biseda dyditore, me shpresën se do të pajtohen që të luftojnë së bashku terroristët, të zgjerojnë dërgimin humanitar për civilët, si dhe për rifillimin e negociatave, që do t’i jepnin fund konfliktit.
