Botë
Greqi, moti i keq, përmbytet strehimorja e refugjatëve në Janinë
08.09.2016 15:32
Përmbytjet e 24 orëve të fundit në Greqi kanë nxjerrë jashtë funksionit një strehimore refugjatësh sirianë në Janinë...

Për t’i shpëtuar përmbytjes, dhjetëra grupe refugjatësh u zhvendosën vullnetarisht në zona të ndryshme të qytetit dhe po kërkojnë mbështetje nga autoritetet.
OJQ-të alarmojnë se rreth 100 fëmijë dhe gra kanë mbetur në qiell të hapur.
Janina gjendet rreth 60 kilometra larg kufirit shqiptar dhe OJQ-të japin alarmin se refugjatët mund të nisen drejt Shqipërisë, duke rënë pre e trafikantëve.
Nga përmbytjet, që prej dje kanë përfshirë shtetin fqinj, kanë vdekur katër persona të moshuar dhe në shumë komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
