Botë
Një i plagosur në shpërthimin në një qendër tregtare në Rumani
08.09.2016 20:55
Një person u lëndua në shpërthimin që ndodhi në një kinema në qendrën tregtare në qytetin rumun Fokshan...

Tani për tani nuk ka informata nga policia për shkakun e shpërthimit, lajmërojnë mediat lokale.
Zëdhënësi i Inspektoratit për situata urgjente në qarkun Vrança deklaroi se në vendin e incidentit janë dërguar tre ekipe zjarrëfikëse dhe Ndihma e shpejtë, ndërsa zona është evakuuar.
Shpërthimi ka ndodhur në Promenada moll në Fokshan./mia
