Në "milioner xhek pot" të VLSHM fitim prej 1.484.312 denarëve
Fitimi nga "Milioner xhek pot" i Video Lotarisë shtetërore të Maqedonisë....

Fitimi nga "Milioner xhek pot" i Video Lotarisë shtetërore të Maqedonisë (VLSHM) në vlerë prej 1.484.312 denarëve është fituar tek bashkëpunëtori afarist i VLSHM-së, Betsiti Ballkan në lagjen Leptokaria 2, Shkup, më datë 4 të këtij muaji.
"Lojën e video terminaleve të lotarisë e kuptoj si argëtim të bukur. Nuk luaj për shkak të parave, vetëm dëshiroj të luaj", e transmeton VLSHM deklaratën e fituesit fatlum U.H.
Fitimet "xhek pot", Videolotaria shtetërore e RM-së i filloi më 1 qershor të këtij viti. Arrihen me pjesëmarrje në lojërat e fatit VLT. Fitimet mini xhek pot janë në vlerë prej pesë mijë deri 10 mijë denarëve, ndërsa fitimi xhek pot Milioner është në vlerë prej 1.200.000 deri 1.500.000 denaërve. (mia.mk)
