Më tepër shi në Manastir
Më tepër shi deri në orën 8:00 të mëngjesit ka rënë në Manastir....

Më tepër shi deri në orën 8:00 të mëngjesit ka rënë në Manastir, rreth 26 litra në metër katror, ndërkaq më pak në Strumicë, Gjevgjeli, Berovë dhe Pozhar, vetëm një litër në metër katror.
Sipas informatës së Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Pretor kanë rënë 20 litra në metër katror, në Llazaropole dhe Mavrovë 13, Prilep dhe Krushevë 11, Ohër 10, Topollçan 9, Dibër dhe Gjurishte 7, Pozharan dhe Shkup - Petrovec 6, Tetovë dhe Demir Kapi 5, Kumanovë 4, Shtip 3, Shkup - Zajçev Rid, Vinicë dhe Dojran 2.
Deri në fund të ditës do të jetë mot i vrenjtur me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa vranësirat pjesërisht do të zvogëlohen. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare me drejtime të ndryshueshme.
Temperatura maksimale do të lëvizë prej 21 deri 27 gradë, ndërsa UV indeksi do të jetë 4.
Në Shkup do të jetë gjithashtu mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, me intensitet më të vogël, ndërsa rreth mesditës do të ketë kthjellim të pjesërishëm. Pasdite dhe në Fushëgropën e Shkupit do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa nga fundi i ditës nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë 24 gradë.
Mot i këtillë i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, kur vende-vende priten reshje të rrëmbyeshme dhe dukuri lokale e bubullimave. Temperatura minimale do të jetë prej 10 deri 17, ndërsa maksimalja prej 22 deri 28 gradë. UV indeksi do të jetë 5. (mia.mk)
