Maqedoni
LSDM-ja e kritikoi pushtetin për sigurinë e ndërtimeve të "Shkupi 2014"
09.09.2016 16:59
LSDM-ja opozitare sot tha se opinioni duhet ta dijë nëse disa prej objekteve të projektit "Shkupi 2014"...

LSDM-ja opozitare sot tha se opinioni duhet ta dijë nëse disa prej objekteve të projektit "Shkupi 2014" janë kanosje për sigurinë e përgjithshme dhe kërkoi që institucionet të lejojnë qasjen e papengueshme të ekipeve të gazetarëve brenda bodrumeve dhe themeleve të objekteve që qytetarët të shohin se si duken ato.
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, tha se edhe krahas të gjitha revizioneve dhe dëshmive për planet ndërtimore të cilat janë zbatuar keq, deri më tani askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi.
"Çfarë duhet të ndodh më shumë që dikush të marrë përgjegjësi për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve të Shkupit. Deri kur qytetarët e Shkupit do të druajnë nga shiu më i rëndomtë. A ekziston ndonjë plan për mbrojtjen e ndërtimeve pranë Vardarit?”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
