Botë
Besimtarët musliman fillojnë haxhin, rreth 2 milion musliman këtë vit në haxh
10.09.2016 12:49
Rreth 2 milion myslimanë nga e gjithë bota kanë arritur në Arabinë Saudite për pelegrinazhin vjetor të Haxhit, që nis sot...

Haxhi konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të Islamit, prandaj drejt Mekës për çdo vit udhëtojnë besimtarë nga gjith bota.
Haxhi kulmon me mbledhjen e besimtarëve në Malin Arafat.
Ky është vendi ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë.Siç njoftojnë mediat shqiptare në haxh këtë vit ka edhe rreth 7000 pelegrin shqiptarë, qindra prej të cilëve nga Maqedonia.
Autoritetet saudite kanë shtuar masat e sigurisë për të parandaluar rrëmuajt e mundshme.
Vitin e kaluar, mbi 2,000 pelegrinë kanë vdekur nga rrëmuja afër Mekës.
Mbi 2 milionë besimtarëve mulsimanë nga e gjithë bota sot kane nisur haxhin në Qabe.
