Botë
ShBA dhe Rusia, marrveshje për ripërtritjen e paqes në Siri
10.09.2016 13:35
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për ripërtritjen e armëpishimit në Siri...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për ripërtritjen e armëpishimit në Siri, dhe janë zotuar se së bashku do të punohet për tu shkaktuar disfatë grupeve terroriste atje dhe ta krijojnë bazën për bisedime paqësore.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në prani të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbrëmë vonë në Gjenevë, tha se beson që ky plan do të ndihmoj në “ndaljen e konfliktit” dhe mund të shënoj “pikë të kthesës” në luftën civile gjashtëvjeçare, nëse marrëveshja zbatohet me përpikëri nga të gjitha palët.
“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po e shpallin planin i cili ne shpresojmë do ta reduktoj dhunën, lehtësoj vuajtjet dhe vazhdoj lëvizjen kah negociatat për paqe dhe tranzicion politik në Siri”, shprehet sekretar i jashtëm amerikan John Kerry.
“SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord që në disa zona të veçanta të luftojnë së bashku kundër ekstremistëve të ISIS-it”, shprehet ministri i punëve të jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.
Lavrov tha se Rusia ka informuar qeverinë siriane në lidhje me marrëveshjet dhe qeveria siriane është "gati për t’a përmbush atë". Sipas kësaj marrëveshjeje, qeveria siriane do t’u japë fund luftimeve në disa zona të caktuara që kontrollohen nga opozita.
Rusia dhe SHBA do të krijojnë një qendër të përbashkët për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe luftëtarët e Al-Nusra.
Kjo marrëveshje për armëpushim do të hyjë në fuqi me perëndimin e Diellit më 12 shtator, apo në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.
ERSAN PAJAZITI
