Maqedoni

Rekomandim mjekësor për kopshtet e fëmijëve, kujdes nga streptokoka, shkaktari i pneumonisë

10.09.2016 18:11

Prej 1 shtatorit të gjitha kopshtet janë në dispozicion për perkujdesjen e fëmijëve...

Prej 1 shtatorit të gjitha kopshtet janë në dispozicion për perkujdesjen e fëmijëve, në ndërkohë për shkak të nevojave nga më të ndryshmet, edhe interesimi për ti dërguar fëmijët në kopësht është shum I madh.
 
Mirëpo i madhë është edhe rreziku për përhapjen e bakterive të ndryshme në hundë dhe fyt tek fëmijët, pasi që fëmijët kalojnë periudhë të gjatë së bashku dhe janë urë lidhëse për transmetimin e bakterive.
 
Mjekët pediatër thonë se prindërit dhe përgjegjësit e çerdheve në periudhën që vjen duhet të jenë më të kujdesshëm në detektimin e hershëm të bakterive tek fëmijët dhe të mos lejojn në asnjë mënyrë që të përzihen fëmijët të sëmurë me ato të  shëndoshë.          
                                                                                            
“Një ndër arsyet për përhapjen e bakterieve tek fëmijët në çerdhe është stërngarkimi i grupeve me fëmijë në çerdhe. Shpesh herë ndodh që disa çerdhe në vend që të kenë prej 20 deri më 25 fëmijë në grup, të formohen grupe  me nga 30 ose 40 fëmijë, gjë që nuk është e preferueshme dhe mund të shkaktojë përhapjen e bakterive tek fëmijët. Sezoni i përhapjes së bakterive  zakonisht fillon në vjeshtë, gjatë muajit tetor dhe nëntor, atëherë kur fëmijët veçmë kanë kaluar një periudh të caktuar në çerdhe”, shprehet mjekja pediatër Svetllana Smugreska.
 
Një ndër bakteriet më të rezikshme që mund të çojnë deri në ndezje të mushkrive tek fëmijët është streptokoka. Smugreska u apelon prindrëve që të mos anashkalojnë ndryshimet shëndetësore e fëmijëve dhe së paku dy herë të bëjnë brisat gjatë muajit tetor dhe nëntor.
 
“Fëmijët të cilat kanë bakterin streptokoka duhet mënjëherë të largohen nga çerdhet. Ata me urgjenc të madhe duhet tu nënshtrohen terapis antibiotike e cila në këtë rast mund të zgjatë  deri më 2 javë. Pas përfundimit të saj duhet bërë  së paku 2 herë brisat në hundë dhe fyt ku do të mund të vërtetohet se kjo bakterie është shkaktuar në tërësi. Streptokoka është mjaft e rrezikshme pasi që ajo në të shumtën e rasteve mund të shkaktoj pleuvmoni ose ndezje të mushkrive dhe fëmijët të përundojnë në spital për kurim”, shprehet mjekja pediatër Svetllana Smugreska.
 
Drejtoresha e kopshtit “Fidani” Rabie Loku,  pranon se insitucionet për kujdesjen e fëmijëve në përgjethësi tejkalojnë numrin e fëmijëve.
 
Ky është problem i kahmotshëm. Sipas saj e rëndësishme në paradalimin bakterive të fëmijët është që të mbahet higjiena e ambienteve ku qendrojnë fëmijët dhe të dezinfektohen lojrat e fëmijëve.        
                    
“Prindërit janë të vendijshëm se tejaklohet numri i fëmijëve në grupe por nuk kemi si ta zgjedhim këtë problem.Pastaj kemi kontrolla shumë të mëdha që në fakt nuk guxojmë ti anashkalojmë pastërtin dhe higjenën në kopsht sepse nuk duam që ti dëmtojmë fëmijët. Gjithashtu bëjmë dhe ajrosjen  e hapësirave dhe i kemi gjitha me normativ se kur dhe si duhet bërë”, shprehet drejtoresha e kopshtit “Fidani”, Rabie Loku.
 
Në rast se konstatohet tek një fëmijë që viziton kopshti bakteri e rëndë mjekët për detyrë e kanë të lajmërojnë ekipet e Shëndetit Publik dhe të marrin brisa nga gjitha fëmijët dhe personelit ku ka qendru fëmija.
 
Mjeket pediatër  janë të mendimit se terapia peliciline që dikur u jepej fëmijëve në muskul  ishte më produktive dhe preventive se sa antibiotikët sot.
 
REXHEP QAMILI