Maqedoni
BESA, përqindje e ulët e shqiptarëve në adminsitratë
10.09.2016 18:33
Lëvizja BESA ka reaguar sot për mosrealizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në adminsitratën shtetërore...

Sipas kësaj partie diskriminimi si formë e dallimit dhe përjashtimit në baza etnike në Maqedoni në 15 vitet e fundit shfaqet fuqishëm, kjo edhe përkundër faktit se dy etnitë më të mëdha në vend arritën një marrëveshje për barazim në të gjitha sferat.
Edhe 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së ohrit dhe 12 vite pasi që duhej të përfundonte implementimi i saj, përqindja e shqiptarëve në adminsitratë është 19%, në vend të 25 përqind siç parashihet me marrveshje, deklaroi Ali Ismaili nga lëvizja Besa.
