Botë
Marsej, policia franceze gjeti bombola gazi në një veturë
10.09.2016 19:50
Policia franceze ka gjetur bombola gazi në një veturë pranë një sinagoge në Marsejë...

Sipas raportimeve të mediave lokale, vetura e dyshimtë ishte parkuar pikërisht në kohën kur besimtarët hebre do të mblidheshin për të zhvilluar ritualin e përditshëm.
Pasi gjetën brenda automjetit 2 bombola gazi, agjentët e policisë rrethuan menjëherë zonën. Incidenti erdhi vetëm 3 ditë pasi autoritetet arrestuan 3 gra në Paris si të lidhura drejtëpërdrejtë me Shtetin Islamik.
Ato kishin planifikuar të zhvillonin një sulm në kryeqytetin francez.
Në veturën e tyre, të parkuar pranë katedrales Notre Dame, policia gjeti disa bombola gazi.
